Trajneri Lika: Vllaznia do synojë kualifikimin ndaj Kamzës

577

Neser ne oren 14.00 ne fushen sportive “Reshit Rusi” do te luhet ndeshja e pare e turit te dyte te Kupes se Shqiperise ne mes Vllaznise dhe Kamzes. Nje takim qe pritet me interes dhe ndonese dy ekipet nuk luajne ne te njejten kategori, por shkodranet jane te vendosur per te synuar kualifikimin. I ketij mendimi eshte shprehur edhe trajneri Hasan Lika gjate prononcimit te tij per mediat nje dite para ndeshjes:
-Profesor nesër ndeshja e parë zyrtare për vitin 2019. Si pritet kjo ndeshje nga Vllaznia?
-Sigurisht që jemi të impenjuar ta kalojmë me sukses. Është ndeshje kupe dhe ne kërkojmë të kualifikohemi. Kërkojmë të bëjmë maksimumin, pavarësisht se jemi të fokusuar në kampionat, por kemi shpresë të kualifikohemi edhe në Kupë.
-Keni përballë një skuadër të Superiores siç është Kamza. Sa përbën problem për Vllazninë kjo?
-Unë mendoj se Kamza po luan me Vllazninë. Ne e vlerësojmë kundërshtarin, pavarësisht momenteve jo të mira që ka në klasifikim, por ata kanë një skuadër të mirë. Kështu që ne duhet të japim maksimumin në ndeshjen e nesërme. Sigurisht që Kamza nuk na tremb se është skuadër e Superiores, por do ta marrim me seriozitetin e duhur ashtu siç kemi marrë çdo kundërshtar deri tani.
-Besoni tek kualifikimi?
-Po, besoj. Sigurisht që unë besoj tek ajo që kanë paraqitur djemtë gjatë gjithë kësaj periudhe, me lojërat që kanë zhvilluar, prandaj pse jo, të mos kualifikohemi.
-Përballë keni kolegun tuaj Ernest Gjoka I cili sezonin e kaluar ka qenë në krye të Vllaznisë dhe e njeh lojën e saj. Përbën ndonjë problem kjo për ju?
-Në përgjithësi ne I njohim lojërat e njëri- tjetrit apo të kundërshtarit, kështu që besoj si ne ashtu edhe ata jemi në pozita të barabarta.
-Do luhet në “Reshit Rusi”, ka ndonjë problem për skuadrën kjo?
-Mirë do ishte të luanim në stadiumin “Loro Boriçi”, por ndoshta fusha mund të rëndohet si shkak i reshjeve. Gjithsesi luajtja në “Reshit Rusi” ka anët pozitive dhe negative të saj në aspektin e lojës.
-Ka mungesa në këtë ndeshje për Vllazninë?
-Me përjashtim të Dan Ignat që mungon dhe nuk do të jetë I gatshëm, të tjerët janë të gjithë. Ignat nuk do të jetë më pjesë e jona besoj sipas gjasave sepse ka kërkuar për arsye të vetat personale të largohet. E kemi pritur në fakt të vinte, por ende nuk ka ardhur. Do jetë e vetmja mungesë sepse të tjerët janë të gjithë të gatshëm. Ne do të luajmë me formacionin më të mirë që jemi në dispozicion.
-Duke qenë se Kamza konsiderohet si skuadëra që hodhi Vllazninë në kategorinë e parë, ka një angazhim më shumë nga futbollistët, për ta kaluar me sukses këtë sfidë?
-Në aspektin sportiv sigurisht që këto gjëra kanë ndikimin e vet dhe nuk është shumë e nevojshme për të folur. Por unë mendoj se duhet konsideruar si një kundërshtar I rradhës, për të dhënë maksimumin në fushën e lojës. Ajo e vjetshmja është një histori e së kaluarës, ne përgatitemi për të ardhmen.
© vllaznia.al