Tre fitore për ekipet e Akademisë Vllaznia në kampionatet e Ligës Amatore

215

Në fundjavën që lamë pas janë luajtur një ndeshje e ndeshjeve të kampionatit të Ligës Amatore për Zonën e Veriut dhe në fushë kanë qenë edhe disa ekipe të Akademisë Vllaznia. Kështu, Vllaznia U13-A ka luajtur ndaj ekipit Shpresa dhe ka fituar me rezultatin 6-5. Për ekipin kuqeblu golat janë shënuar nga Flavio Fusha, Ermal Sylja (2), Jozef Marashi, Riad Fangaj dhe Alfredo Dukaj. Nga ana tjetër, ekipi Vllaznia U15-B ka fituar 1-0 me ekipin Shkodra. Autor i golit të fitores në këtë ndeshje ka qenë futbollisti Halili në minutën e 28-të. Trajneri Denis Zmijani ka aktivizuar në këtë ndeshje këta lojtarë: Kiri, Kulli, Rroku, Lumçi, Jahja, Gjondrekaj, Tafili, N.Qokthi, Guri, Kola e Halili. Janë aktivizuar në pjesën e dytë edhe Amuli, Uruçi, Zefi, Palushi e K.Qokthi. Sakaq, Vllaznia U15-A ka luajtur ndaj Besëlidhjes dhe ka fituar me rezultatin e pastër 3-0. Për ekipin e drejtuar nga trajnerët Astrit Prençi e Ylad Pirani kanë shënuar Albion Kurbasha 2 gola ndërsa tjetri ka patur për autor Rei Boshtin.
© vllaznia.al