Tre futbollistë të Akademisë Vllaznia grumbullohen nesër në kombëtaren U15

285

UEFA i ka besuar Shqipërisë organizimin e turneut UEFA Development për grupmoshën U-15. Ky turne, do të zhvillohet nga data 19 deri në 23 Shtator në Shqipëri, dhe ndeshjet do të luhen në Qendrën Sportive Kamëz. Në këtë turne do të marrin pjesë katër vënde, Shqipëria që është organizatore e kompeticionit, Kosova, Estonia dhe Taxhikistani. Shqipëria e 15 vjeçarëve e drejtuar nga trajneri Armand Dama fillon nesër grumbullimin për këtë turne. Trajneri i kuqezinjve të vegjël ka grumbulluar 23 lojtarë, të gjitha këta të datëlindjes 2005. Ne mes ketyre futbollisteve te grumbulluar jane edhe tre futbolliste te Akademise Vllaznia dhe pikerisht portieri Tomas Kiri dhe Ersi Zaganjori dhe Aron Jukaj. KF Vllaznia iu uron suksese ketyre tre sportisteve ne perfaqesimin sa me dinjitoz te kombetares shqiptare ne kete kompeticion.
www.vllaznia.al