UEFA zgjedh arbitrat për ndeshjen Vllaznia U19- Astana

274
MLT Farrugia Cann Trustin. UEFA Referee's Winter Course in Cyprus

Ndeshja e kthimit e turit të parë të “Uefa Youth League” në mes Vllaznia U19 dhe Astanës (Kazakistan) do të drejtohet nga një treshe arbitrash nga Malta. Kështu ka vendosur institucioni i futbollit europian në lidhje me takimin që do të luhet ditën e mërkurë në orën 17.00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Kështu kryesor do të jetë Trustin Faruggia Cann ndërsa asistentë të tij Roberto Vella dhe Christopher Francalanza.Arbitër i katërt ndërkohë do të jetë nga Shqipëria dhe është pikërisht Olsid Ferataj. Ndërkohë Vakhtang Bzikadze nga Gjeorgjia do të jetë delegat i UEFA-s për këtë takim.
© vllaznia.al