Vllazni fiton 4-1 ndaj Partizanit dhe merr kreun. Humb Vllaznia U17

769

Janë luajtur në kryeqytet sot ndeshjet e prapambetura të kampionatve të moshave në mes ekipeve të Partizanit dhe Vllaznisë. Spikat takimi i 19 vjeçarëve ku ekipi ynë ka fituar me rezultatin 4-1 duke u ngjitur kësisoj në krye të renditjes. Protagonisti kryesor i këtij suksesi ka qenë sulmuesi Akileu Ndreca me tregolëshin e tij, njëri më i bukur se tjetri. Në fakt ndeshja ka nisur më mirë për të kuqtë. Ata kanë shënuar në pjesën e parë me anë të Çelës dhe pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin 1-0 për Partizanin. Në të dytën do ishte melodi tjetër. Ndreca do merrte në dorë fatet e takimit dhe do të shënonte njëri pas tjetrit në minutat 59, 65 dhe 76-të. Në minutën e 90-të Hoxha do të shënonte edhe golin e katërt dhe të fundit të ndeshjes. Përfundimisht 4-1 për Vllaznia U19 që kësisoj ngjitet në vendin e parë në renditje pas kësaj fitoreje. Nga ana tjetër, gjërat nuk kanë shkuar mirë sërish për Vllaznia U17 e cila duket e pafat. Edhe sot ajo e ka pësuar në minutat e fundit duke rregjistruar humbjen e rradhës. Partizani ka kaluar dy herë në avantazh dhe në të rastet ka qenë sulmuesi Paloka që ka shënuar duke barazuar shifrat. Kur u duk se ndeshja do të shkonte drejt përfundimit me këtë rezultat, në minutat e fundit dhe në shtesë kanë ardhur tre gola për skuadrën vendase e cila kësisoj e ka fituar takimin në shifrat 5-2.
© vllaznia.al