Vllaznia 17 rikthehet tek fitorja, humbet Vllaznia U19

130

Vllaznia U17 është rikthyer sërish tek fitorja. Në ndeshjen e rradhës për kampionat, ajo ka luajtur në Lezhë ndaj Brians dhe ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj tij.Loja e kuqebluve ka qenë më e mirë dhe në pjesën e parë ata kanë kaluar në avantazh. Në minutën e 37-të ka qenë sulmuesi Shpëtim Sufaj ai që e ka dërguar topin në rrjetën e portës kundërshtare. Me këtë gol do të mbyllej pjesa e parë me fitoren 1-0 të Vllaznia U17. Në të dytën futbollistët e drejtuar nga trajneri Brikeno Bizi do të vazhdonin ta komandonin lojë dhe në minutën e 58-të do të shënonin sërish. Dhe përsëri është i njëjti autor- Sufaj ai që do të shënonte përsëri. Më pas, përpjekjet e të dy ekipeve për të shënuar gol tjetër kanë vijuar dhe kanë qenë vendasit ata që kanë ngushtuar shifrat në minutën e 77-të kur ka shënuar futbollisti Tushaj.Në këtë mënyrë Vllaznia U17 e ka fituar këtë ndeshje me shifrat 2-1. Me këtë trepikësh ekipi shkodran është ngjitur në kuotën e 18 pikëve duke mbajtur vendin e katërt në renditje. Ndërkohë nuk kanë shkuar mirë gjërat për Vllaznia U19 e cila ka luajtur në Krujë ndaj Ilirisë. Kjo e fundit ka fituar 2-0 megjithatë ekipi ynë vazhdon të jetë sërish me pikë të barabarta me Shkëndinë në krye të renditjes.
© vllaznia.al