Vllaznia analizon kundërshtarin e rradhës. Vlerësim maksimal për Ilirinë

180

Paraditen e sotme ekipi i Vllaznisë ashtu si çdo të premte tjetër ka zhvilluar analizën e ndeshjes së rradhës. Një analizë e cila ka konsistuar në ndjekjen e kundërshtarit përmes pamjeve filmike dhe më pas, në diskutimin dypalësh mes stafit teknik dhe futbollistëve. Konkluzioni i kësaj analize është se Iliria duhet vlerësuar maksimalisht, sidomos për faktin se kur luan në fushën e vet është një skuadër me shumë grintë dhe dëshirë. Këtë e ka treguar edhe në ndeshjet e mëparshme që ajo ka zhvilluar dhe prandaj do të merren masat për përballimin me sukses edhe të këtij kundërshtari. Ndërkohë, pasdite ekipi ka vijuar me procesin stërvitor në fushën sportive të Shtojit ku është punuar në aspektin tekniko-taktik.
© vllaznia.al