“Vllaznia B” e nis me barazim fazën e dytë të kampionatit, 2-2 ndaj “Partizani B”

200

Faza e dytë ka nisur mirë për ekipin “Vllaznia B”. Ai ka arritur të përmbysë shifrat nga 0-2, në 2-2 dhe ka marrë një barazim me shumë vlerë në ndeshjen e parë të fazës së dytë të kampionatit, atë ndaj “Partizanit B”.Shkodranët ndonëse janë gjendur në disantazh të dy golave, kanë arritur të shënojnë dy herë në 20 minutat e fundit të ndeshjes dhe kanë marrë një pikë me vlerë në këtë takim të luajtur pasditen e djeshme në Pezë- Helmes.Ka qenë mesfushori i njohur Florind Bardulla ai që shënuar golin e dytë me 11-metërsh në minutën e 78-të duke sjellë qetësinë në kampin shkodran. Bardulla ka shumë kohë që nuk luan si rrjedhojë e dëmtimit dhe duket se po rikthehet gradualisht.
Për këtë arsye, ai dje ka luajtur me “Vllazninë B” ku duket se jo vetëm nuk ka ndjerë shqetësime por edhe është shfaqur si protagonist me lojën dhe këtë gol që ka shënuar. Goli i tjetër për kuqeblutë është shënuar nga mesfushori tjetër Stivi Shaba. Përfundimisht 2-2 dhe “Vllaznia B” e “Partizani B” ndaajnë vendin e katërt dhe të pestë në renditje me pikë të barabarta nga 23.
© vllaznia.al