“Vllaznia B” e nis me fitore kampionatin, mund 2-1 Klosin

89

Belajdi Pusi i ka dhene fitoren Vllaznise B ne ndeshjen e pare te kampionatit duke shenuar dy gola dhe duke kontribuar ne suksesin 2-1 te kuqebluve ndaj Klosit.Ne ndeshjen e luajtur ne fushen “Reshit Rusi”, sulmuesi i ekipit te pare te Vllaznise ka shenuar dy here ne minutat 50 dhe 82 dhe ndonese miqte kane ngushtuar shifrat me ane te Meshajt ne minuten e 89-te me 11 metersh, shkodranet ia kane dale te fitojne kete takim.Ne pjesen e pare kuqeblute kane humbur disa raste shenimi por ne te dyten gjithçka eshte rregulluar ne shenjestren e tyre dhe per rrjedhoje kane ardhur golat dhe fitorja.Klosi nga ana e tij u perpoq te merrte te pakten barazimin por goli i shenuar ne minuten e 89-te nuk mjaftoi. Pavaresisht fitores, trajneri Xhahysa ka shprehur rezerva per lojen e ekipit te tij duke u ndalur kryesisht tek nisja me vonese e stervitjes.Megjithate aktivizimi i disa lojtareve nga ekipi i pare padyshim qe ia rrit forcen Vllaznise B dhe nese gjerat shkojne ashtu si duhet, ajo mund te jete nje nga pretendentet e grupit A.
© vllaznia.al