“Vllaznia B” fiton 3-2 ndaj Adës, vendos goli i Milës në minutën e 94-të

232

“Vllaznia B” ka mundur me rezultatin 3-2 ekipin e Adës në ndeshjen e rradhës për kampionat, atë të luajtur pasditen e së dielës në fushën sportive “Reshit Rusi”. Një takim që ka dhuruar shumë emocione, për vetë rastet dhe golat e shumtë që janë shënuar. Ekipi i Adës ka kaluar i pari në avantazh me anë të Frrokut në minutën e 20-të. Por Vllaznia B ka arritur të barazojë shifrat në minutën e 35-të përmes një 11-metërshi të kthyer në gol nga futbollisti i saj Hoxha. Pjesa e parë kësisoj u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1. Në fillimin e së dytës ka qenë mbrojtësi Shema që ka kaluar sërish në avantazh kuqeblutë në minutën e 48-të ndërsa Koçeku në minutën e 70-të ka barazuar për Adën.
U duk se ndeshja po shkonte drejt barazimit por ka qenë sulmuesi Albert Mila ai që në minutën e 94-të ka shënuar golin e tretë dhe njëkohësisht të fitores për “Vllaznia B” që kësisoj triumfon 3-2 në “derbin” me Adën.
© vllaznia.al