“Vllaznia B” fiton 7-2 në kryeqytet ndaj “Tirana B”

180

Fitore e thellë e “Vllaznia B” ndaj “Tirana B” në ndeshjen e fundit të fazës së parë të kampionatit. Shkodranët ndonëse kanë luajtur në kryeqytet, kanë fituar me shifrat e thella 7-2, ku ka spikatur sulmuesi Pusi me “pokerin” e tij të golave.Protagonisti kryesor i ekipit shkodran në 45 minutat e para ka qenë sulmuesi Palushani. Ai ka zhbllokuar shifrat në minutën e 32-të ndërkohë që katër minuta më vonë do të shënonte sërish dhe në këtë mënyrë kjo pjesë është mbyllur në shifrat 0-2.Në fillimin e së dytës ka qenë Stivi Shaba që ka shënuar edhe golin e tretë ndërkohë që më vonë në skenë ka dalë sulmuesi Belajdi Pusi i cili ka shënuar tre herë. E ka bërë këtë gjë përkatësisht në minutat 57, 60 dhe 65. Ndërkohë për “Tirana B” ka shënuar golin e parë Arillari në minutën e 70-të dhe më pas edhe të dytin me anë të Kapllanajt shtatë minuta më vonë. Por në fundin e ndeshjes do kishte sërish zhvillime. Fillimisht Djepaxhia ndëshkohet me karton të kuq në ’82 ndërkohë që në shtesë Pusi do të shënonte golin e shtatë për ekipin shkodran dhe të katërtin personal për të.Përfundimisht 7-2 për “Vllaznia B” që me këtë fitore ngjitet në kuotën e 22 pikëve duke mbajtur vendin e pestë në renditje dhe duke qenë sërish në garë për kreun e renditjes.
© vllaznia.al