“Vllaznia B” fiton me përmbysje. Mund 2-1 Gramshin

247

Fitore me përmbysje për “Vllaznia B” në ndeshjen e rradhës për kampionat. Ajo është ndeshur me ekipin e Gramshit në fushën “Reshit Rusit” dhe ka triumfuar me përmbysje në shifrat 2-1.Duhet thënë se gramshiotët vinin si pretendent për ta fituar këtë ndeshje ngaqë ndodhen në vendin e dytë të renditjes dhe kërkonin fitoren për të ruajtur hapin e Tërbunit që kryeson renditjen.Dhe fillimi i ndeshjes ka qenë i mbarë për Gramshi që ka shënuar në minutën e 31-të me anë të Zaimit. Pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin 1-0 për miqtë, por në të dytën gjërat do të ndryshonin.Në minutën e 53-të ka qenë sulmuesi Albert Mila ai që ka barazuar shifrat dhe tre minuta më vonë do të ishte rradha e mbrojtësit Khaled Hoxha për të shënuar golin e dytë dhe njëkohësisht të fitores për Vllaznia B. Me këtë fitore ekipi shkodran i drejtuar nga trajneri Ervis Kraja është ngjitur në kuotën e 37 pikëve dhe mban vendin e shtatë në renditje.
© vllaznia.al