“Vllaznia B” mundet 0-1 nga Luzi kryesues

374

Pas barazimit javën e kaluar ndaj Mirditës, “Vllaznia B” është mundur në ndeshjen e rradhës për kampionat, atë të luajtur në Luz ndaj skuadrës vendase. Në fund të takimit është sigluar rezultati 1-0 në favor të vendasve. Fatin e ndeshjes e ka vendosur një gol i shënuar në minutën e 20-të pikërisht nga Sejdini. Kaq ka mjaftuar që Luzi 2008 ta fitonte këtë ndeshje dhe për të marrë një trepikësh me shumë vlerë, me të cilin vazhdon të kryesojë renditjen tashmë me pikë të barabarta me Vorën. “Vllaznia B” në fakt pas golit të pësuar është munduar të reagojë, megjithatë e ka patur shumë të vështirë. Për më tepër që prej minutës së 60-të ka mbetur me një futbollist më pak. Kjo për arsye se mesfushori Dodani është ndeshkuar me kartonin e dytë të verdhë dhe për rrjedhojë edhe të kuqin duke lënë kësisoj skuadrën me një futbollist më pak. Kjo e ka vështirësuar edhe më shumë gjendjen e kuqeblute por deri në fund nuk ka ndryshuar asgjë dhe për rrjedhojë i gjithë takimi është mbyllur me rezultatin 1-0 në favor të vendasve. Duhet përmendur fakti që në këtë ndeshje, trajneri Hasani me përjashtim të portierit Qarri nuk ka patur asnjë futbllist tjetër nga ekipi i pare, ngaqë të dy kanë luajtur në të njëjtën ditë. Vllaznia B ka mbetur në kuotën e 11 pikëve dhe mban vendin e dhjetë në renditje.
© vllaznia.al