“Vllaznia B” mundet në Peshkopi nga Klosi

221

“Vllaznia B” është mundur 0-3 në ndeshjen e rradhës për kampionat, atë që ka luajtur pasditen e së dielës në Peshkopi ndaj ekipit të Klosit. Duhet thënë se takimi ka nisur mirë për kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Fatjon Hasani por në minutën e 13-të arbitri ka akorduar një 11-metërsh në favor të vendasve. Gjuajtjen e Domës e ka pritur portieri Efremov megjithatë po ky futbollist në minutën e 33-të do të shënonte dhe do të kalonte në avantazh ekipin e Klosit. Në fillimin e pjesës së dytë, Hyseni ka shkaktuar autogol në portën shkodrane ndërkohë që në minutën e 90-të Cevani do të shënonte edhe golin e tretë dhe gjithçka do të mbyllej me fitoren 3-0 të vendasve.
© vllaznia.al