“Vllaznia B” rikthehet tek fitorja. Vendos goli i Palushanit ndaj Internacional

260

Nje gol i sulmuesit Kamelio Palushani i ka mjaftuar “Vllaznia B” per te marre nje tjeter trepikesh ne kampionat. Kete here ajo ka fituar me rezultatin 1-0 ndaj Internacional.Ka ndodhur keshtu ne ndeshjen e luajtur pasditen e se shtunes ne fushen sportive “Reshit Rusi”. Ndonese ka patur edhe raste te tjera, eshte shenuar vetem nje gol, ai nga Palushani në minutën e 23-të, që kuqeblutë të marrin 3 pikë të tjera në grupin A të Kategorisë së Dytë.Ky ka qene goli i 10-te ne kampionat sivjet i ketij futbollisti.Ne kete ndeshje, me Vllaznine B kane luajtur edhe futbollistet e ekipit te pare si Kruja, Bilali e Ruqi, qe padyshim kane paraqitur nje forme te mire sportive duke ndihmuar ne arritjen e kesaj fitoreje.Me kete fitore, ekipi shkodran eshte ngjitur ne kuoten e 31 pikeve.
© vllaznia.al