“Vllaznia B” tjetër rezultat pozitiv. Barazon në Librazhd ndaj Sopotit pretendent

259

Ndonese ka luajtur ne dy javet e para te fazes se dyte ne transferte, “Vllaznia B” nuk ka humbur asnjeren prej ketyre ndeshjeve ndonese ka luajtur ndaj dy prej ekipeve pretendente. Javen e kaluar kuqeblute barazuar ne Tirane me Partizani B ndersa sot kane bere te njejten gje edhe ndaj Sopotit. Ne ndeshjen e luajtur ne Librazhd, ndonese perballe nje presioni te madh te vendasve qe donin me çdo kusht fitoren, kuqeblute e drejtuar nga Altin Xhahysa ia kane dale ta mbyllin kete takim ne barazim 0-0.Duhet thene se ne kete faze po shikohet nje funksionim me i mire i kesaj skuadre. Vllaznia B ka udhetuar qe mbreme nga Shkodra dhe eshte sistemuar ne nje nga hotelet e Elbasanit nderkohe qe paraditen e sotme ka udhetuar per ne Librazhd per te luajtur ndaj Sopotit. Po ashtu duhet thene se ka edhe nje bashkepunim te mire ne mes ekipit te pare dhe ekipit te dyte dhe nese ky bashkepunim vazhdon ne kete menyre edhe javet e ardhshme atehere objektivi i ngjitjes ne kategorine e pare do jete mese i arritshem.Me barazimin e sotem Vllaznia B eshte ngjitur ne kuoten e 24 pikeve dhe mban vendin e peste ne renditje, duke qene gjashte pike larg Terbunit te vendit te pare.
© vllaznia.al