“Vllaznia B” vetëm barazim 0-0 ndaj Spartakut

394

Pavarësisht përpjekjeve dhe rasteve të krijuara, “Vllaznia B” nuk ka marrë më shumë sesa barazimin 0-0 në ndeshjen e rradhës ndaj Spartakut, ndeshje kjo e luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi”. Futbollistët e drejtuar nga trajneri Hasani e kanë dominuar ndeshjen në të gjitha drejtimet, megjithatë kanë hasur shumë probleme për shënimin e golit dhe nuk ia ka dalë ta bëjë një gjë të tillë duke mos arritur dot të fitojë. “Vllaznia B” pas kësaj jave është ngjitur në kuotën e 15 pikëve dhe mban vendin e nëntë në renditje.
© vllaznia.al