Vllaznia barazim me shumë vlerë ndaj Bylisit

198

Vllaznia në ndeshjen e rradhës për kampionat ka barazuar 2-2 në Ballsh ndaj Bylisit vendas. Ekipi shkodran ka kaluar I pari në avantazh që në minutën e 2-të me anë të Malotës që gjuan saktë në hyrje të zonës dhe topi përfundon në rrjetë. Por avantazhi I Vllaznisë do të zgjaste vetëm një minutë sepse Murataj ka barazuar shifrat për Bylisin dhe ndërkohë në minutën e 7-të Ndreca do të shënonte edhe golin e dytë për të. Një nisje e vrullshme për të dy ekipet dhe padyshim që e bënte shumë të luftuar këtë sfidë. Ekipi shkodran nuk hoqi dorë nga pretendimet e tij për të mos dalë pa pikë nga kjo ndeshje dhe ia arrin qëllimit duke barazuar shifrat në minutën e 42-të. Një top I kthyer nga mbrojtja ballshiote shkon tek Gilman Lika që nga jashtë zone, me një gjuajtje të kalibruar shënjestron trekëndëshin e majtë të portës vendase. Pjesa e parë do të mbyllej me rezultat të barabartë. Në të dytën, të dy ekipet duan golin e fitores dhe krijojnë edhe raste por në fakt, gol nuk do të kishte. Në minutën e 92-të do të vinte edhe momenti I shumëkontestuar I ndeshjes. Një nga lojtarët e Bylisit gjuan në hyrje të zonë dhe topi prek shpinën e Ramadanit ndërkohë që arbitri Kuka tregon dorën nga pika e 11-metërshit. Një vendim absurd nga ana e arbitrit kryesor i cili detyron që në lojë të hyjnë edhe anësori dhe arbitri I katërt të cilët e bindin kryeson se vendimi ishte I gabuar dhe ai korigjon gjithçka. Por një vendim I tillë irriton më pas ballshiotët, gjithsesi ndeshja nuk kishte më histori dhe gjithçka mbyllet në barazim 2-2 ndërkohë që Vllaznia tashmë duhet të nisë të mendojë për sfidën e së premtes me Tiranën në “Loro Boriçi”.
© vllaznia.al