Vllaznia barazim me shumë vlerë në “Niko Dovana”

64

Vllaznia ka arritur te marre nje barazim me shume vlere ne ndeshjen e sotme ndaj Teutes te luajtur ne stadiumin “Niko Dovana”. Kuqeblute kane barazuar 0-0 ne nje takim ku ata luajten per mbi 40 minuta me 10 futbolliste per shkak te ndeshkimit me karton te kuq te mesfushorit Ramadani. Ne kete takim ekipi yne ka luajtur me kete formacion: Sherri, Gurishta, Shehi, Malota, Marku, Ramadani, Hygor, Kruja, Lika, Shtubina dhe Wenderson. Gjate pjeses se pare rastet me te mira per shenim i kane patur durrsaket por ata nuk kane shenuar dot. Sakaq ne fillimin e se dytes, Ramadani gabon ne nje nderhyrje ndaj kundeshtarit dhe arbitri Kridens Meta u tregua i gatshem t’i tregonte kartonin e dyte te verdhe me pas te kuqin. Me nje lojtar me pak, sigurisht qe stafi teknik do te nderhynte duke bere tre zevendesime dhe ka larguar nga loja Wenderson, Liken e Shtubinen dhe ne vend te tyre kane hyre Ristevski, Zogaj e Bardulla. Vllaznia ne fakt nuk u step per asnje moment ndaj kundershtarit, madje Hygor ne nje momente ishte prane golit dhe po ashtu edhe Lika ne pjesen e dyte mund te kishte shenuar. Gjithsesi edhe pika e marre mund te konsiderohet shume pozitive dhe Vllaznia tashme eshte ne kuoten e 5 pikeve pas 4 javeve te para te kampionatit.
www.vllaznia.al