Vllaznia barazon 0-0 ndaj Teutës

24

Vllaznia dhe Teuta janë ndarë në barazim 0-0 në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” në kuadrin e javës së 13-të të Kategorisë Superiore. Pavarësisht rasteve të krijuara, të dy ekipet nuk kanë arritur dot tek goli.
Në pjesën e parë Vllaznia ka patur dy momente të rrezikshme me anë të Krymit dhe Likës por ka reaguar edhe Teuta madje duke patur raste të pastra me anë të Vecajt dhe Nikaç. Megjithatë pjesa e parë është mbyllur në barazim 0-0.
Në të dytën e njëjta situatë dhe në fakt rastin më të pastër për shënim e ka patur braziliani Emerson. Ai është shfaqur i lirë brenda zonës durrsake por ka gjuajtur keq me kokë duke e dërguar topin jashtë. Përfundimisht barazim dhe dy ekipet ndajnë kësisoj nga një pikë në këtë takim.
VLLAZNIA- TEUTA 0-0
VLLAZNIA: Sherri, Gligorov (Shtubina 68′), Malota, Shehi, Gurishta, Krymi, Ramadani, Marku, Lika (Kruja 72′), Sinho, Uenderson (Zogaj ’81).Trajner: Safet Osja
TEUTA: Frashëri, Todorovksi, Aleksi, Arapi, Kouros, Gashi (Kapllani 79′), Avdyli, Kallaku, Vecaj (Kalaja 64′), Vila, Nikaç. Trajner: Bledi Shkëmbi
GJYQTARË: Olsid Ferataj, Ilir Tartari, Nuri Rrapaj
© vllaznia.al