Vllaznia barazon 1-1 në Lezhë ndaj Besëlidhjes

22

Në barazim 1-1 është mbyllur ndeshja e rradhës për ekipin e Vllaznisë. Ai ka luajtur në Lezhë ndaj Besëlidhjes dhe dy ekipet kanë ndarë nga një pikë në fund të 90 minutave. Të parët kanë kaluar në avantazh vendasit me anë të Camara në minutën e 44-të dhe pjesa e parë është mbyllur me këtë gol. Në minutat e para të pjesës së dytë, ekipi ynë ka fituar një 11-metërsh që më pas është kthyer në gol nga mbrojtësi Olsi Gocaj. Me këtë pikë, Vllaznia është ngjitur në kuotën e 38 pikëve duke qenë plot 12 pikë përpara Besëlidhjes së vendit të dytë, kur kanë mbetur edhe dy javë deri në fundin e fazës së tretë të kampionatit. Kuqeblutë kanë për të luajtur edhe një takim në javën e fundit në Shkodër ndaj Erzenit dhe më pas, do të kenë edhe finalen për titullin kampion të kategorisë së parë ndaj Bylisit.
© vllaznia.al