Vllaznia- Besa, finalja e Kupës për U19 luhet të mërkurën në Elbasan

269

Vllaznia- Besa do të jetë çifti finalist i Kupës së Shqipërisë për sezonin 2018-2019 për 19 vjeçarët. Ky është verdikti i ndeshjeve gjysmëfinale teksa ekipi ynë ka fituar ndaj Shkëndisë së Durrësit pas gjuajtjes së 11-metërshave me rezultatin 3-1 (koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1). Ndërkohë kavajasit fituan 3-1 ndaj Shkëndisë së Tiranës.
Ndeshja finale do të luhet mesditën e së mërkurës në orën 12.00 në “Elbasan Arena” dhe padyshim që objektivi i ekipit U19 të Akademisë Vllaznia është fitorja e këtij trofeu edhe këtë sezon ashtu siç kanë bërë edhe sezonin e kaluar.
Trajneri Luan Zmijani dhe futbollistët që ai stërvit, janë të vendosur për ta bërë këtë gjë megjithatë duhet t’ia lëmë fushës së lojës.
Këta djem na kanë bërë të besojmë se mund t’ia dalin!
© vllaznia.al