Vllaznia e mbyll në barazim 0-0 miqësoren me Burrelin

483

Vllaznia ka luajtur një ndeshje miqësore sot ndaj Burrelit dhe në fund të saj është sigluar barazimi pa gola 0-0. Kështu ka ndodhur në ndeshjen e luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi”, një miqësore që u ka shërbyer të dy ekipeve për të parë gjendjen e lojtarëve një javë para nisjes së ndeshjeve të kampionatit. Duhet thënë se trajneri Lika ka aktivizuar kryesisht lojtarët që nuk kanë patur shumë minuta deri më tani dhe ka lënë pushim edhe disa prej titullarëve. Megjithatë në fund ai është shprehur i kënaqur me lojën e ekipit pavarësisht rezultatit të barabartë të kësaj miqësoreje.
Vllaznia- Burreli 0-0
Vllaznia: Sherri, Mehmedaj, Zeqaj, Borshi, Marku, Krymi, Bilali, Lushaj, Kruja, Pusi, Eziamaka. U aktivizuan edhe Selimaj, Zogaj, Tafili, Ruqi, Gurishta, Balaj, Hajdari, Palushani, Hoti, Troja. Tr: H. Lika
Burreli: Vuksanoviç, Rahova, Veliaj, Dedgjonaj, Ujkaj, Hyseni, Stana, Lekaj, Levendi, Kurbneshi, Ajazi. U aktivizuan edhe Farruku, Baro, Djepaxhia, Memoqi, Alimani, Papleka, Varfi. Tr: E.Plori
Arbitra: B. Dragusha, S. Zeka, J. Podgorica (Shkodër)
© vllaznia.al