Vllaznia e mbyll në barazim miqësoren ndaj Teutës

252

Vllaznia dhe Teuta e kane mbyllur ne barazim 0-0 miqesoren e luajtur ne mes tyre pasditen e sotme ne stadiumin e Skenderbeut. Nje 90 minutesh i cili ka treguar nje gjendje te mire te kuqebluve te cilet me rastet e krijuara ne pjesen e dyte edhe mund ta kishin fituar ndeshjen. Kuqeblute kane luajtur ne kete miqesore perballe durrsakeve me kete formacion: Sherri ne porte, ndersa ne mbrojtje ka luajtur katershja e perbere nga Gurishta ne te djathte, Gligorov ne te majte dhe Ristevski e Malota ne qender. Nderkohe treshja e mesit te fushes ka qene e perbere nga Krymi, Shtubina e Kruja. Ne sulm nderkohe jane aktivizuar Lika, Zogaj dhe Pusi. Ky i fundit ka patur nje mundesi te arte per te shenuar ne pjesen e dyte, ashtu si dhe Herald Marku megjithate nuk ia kane dale.Padyshim qe kjo miqesore ia vlejti sepse i tregoi stafit teknik te Vllaznise se skuadra po vjen ne rritje dhe mund te matet si e barabarte edhe me ekipe qe konsiderohen nga me te mirat e Superliges.Ne ditet ne vijim pritet te zhvillohen edhe nje apo dy takime te tjera, para se kuqeblute te mbyllin fazen pergatitore ne Oher dhe te kthehen ne Shkoder per t’i dhene doren e fundit pergatitjeve per nisjen e kampionatit te ri.
© vllaznia.al