Vllaznia e nis mbarë, mund 1-0 Laçin në javën e parë të kampionatit

362

Vllaznia e ka nisur mbarë kampionatin e ri duke fituar 1-0 në ndeshjen e parë të tij, atë ndaj Laçit të luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi”. Para fillimit të takimit është zhvilluar ceremonia tradicionale e shkelmimit të topit të parë të kampionatit dhe këtë herë këtë gjë e ka bërë ish- futbollisti i Vllaznisë dhe i kombëtares shqiptare Çlirim Basha. Kuqeblutë shënuan në fundin e pjesës së parë, kur pas një goditje këndi topi shkoi tek braziani Hygor që me një gjuajtje në formë gjysmëparbole, e dërgoi atë në trekëndëshin e majtë të portës laçiane.
Vllaznia edhe në pjesën e dytë luajti shumë mirë. Në minutën e 54-të pas një inkursioni të Krujës nga e majta, ai pason në zonë tek Lika që gjuan dhe topi kalon ngjitur me shtyllën e majtë pingule. Një mundësi e artë për të shënuar golin e dytë. Më pas Laçi është përpjekur të barazojë por pa sukses. Përfundimisht 1-0 për Vllazninë që e starton mbarë sezonin e ri.

Vllaznia- Laçi 1-0
Vllaznia: Sherri, Gurishta, Shehi, Malota, Gligorov, Krymi (Ruqi 83′), Hygor (Marku 54′), Shtubina, Lika, Kruja (Lekaj 77′) , Zogaj. Tr: M. Jonuz.
Laçi: Stajila, Gjoni, Ignjatovic, Domgjoni, Turkaj, Deliu, Shehu, Lushkja, Xhixha, Zaimi (Berisha), Naëabueze. Tr: S. Starova
Shënues: Hygor 45′
Arbitra: A. Koçi, F. Lame, H. Isaku (Durrës)