Vllaznia e nis mbarë vitin, fiton 2-0 ndaj Flamurtarit

57

Vllaznia ia ka dalë të marrë një trepikësh me shumë vlerë në takimin e rradhës me Flamurtarin të luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi”. Në pjesën e parë ka qenë kapiteni Lika që ka kthyer në gol një 11-metërsh të fituar nga Malota ndërkohë që për të mbyllur ndeshjen ka menduar braziliani Hygor I cili në minutën e 82-të ka shënuar një supergol me një goditje në formë roveshiate. Në fund 2-0 për Vllazninë e cila me këtë fitore ngjitet në kuotën e 26 pikëve. Vllaznia nuk do të ketë kohë të pushojë pas kësaj ndeshje, pasi të shtunën do të luajë ndeshjen e rradhës, teksa do të presë Laçin po në stadiumin “Loro Boriçi” ku do të synojë sërish fitoren.
© vllaznia.al