Vllaznia edhe tre firma të tjera para nisjes drejt Ohrit

763

Me Vllaznine bashkohen edhe tre futbolliste te tjere dhe ne kete menyre rradhet e saj shtohen serish duke treguar se perpjekjet e drejtuesve vazhdojne per te ndertuar nje ekip cilesor per sezonin e ri. Dy prej lojtareve qe do t’i bashkohen Vllaznise nga dita e neserme ne fakt nuk jane te panjohur. Behet fjale per Ndriçim Shtubinen qe rikthehet serish “ne shtepi” pas dy sezonesh shkeputje. Ai ka firmosur mbremjen e sotme nje kontrate njevjeçare me klubin tone. Nderkohe, stafi teknik ka vendosur qe te perfshije ne planet e tij edhe mesfushorin Florind Bardulla. Nderkohe risia eshte afrimi i mesfushorit nga Moldavia Maxim Cojacaru. I datelindjes 29 tetor 1999, ai eshte nje lojtar qe ne sezonin e fundit ka qene pjese e ekipit Codru Lozova ne ligen e pare te ketij vendi, ndersa nga dita e sotme eshte pjese e Vllaznise. Te tre keta futbolliste do t’i bashkohen ekipit qe mengjesin e neserm niset drejt Ohrit, ku do te zhvilloje pjesen me intensive te pergatitjeve per sezonin e ri futbollistik.
© vllaznia.al