Vllaznia femra fiton edhe kupën e minifutbollit

341

Vllaznia e femrave është shpallur fituese e të parës kupës minifutbollit të organizuar nga FSHF. Në ndeshjen finale të luajtur pasditen e sotme në kompleksin sportiv “Lici” ajo ka fituar me rezultatin e thellë 10-1 ndaj Tirana AS.Ndeshja është dominuar nga vajzat kuqeblu të cilat shënojnë shpejt dy gola me anë të Megi Doçit dhe më pas Begallo shkurton shifrat për ekipin kryeqytetas duke krijuar iluzionin e një rivaliteti në fushë por në fakt nuk do të ndodhte kështu.Ekipi shkodran ka shënuar edhe dy gola të tjerë me anë të Doçit dhe më pas do të shënonin edhe Maliqi e Lufo dhe kësisoj pjesa e parë do të mbyllej me shifrat 6-1.Në të dytën, vajzat kuqeblu do të shënonin edhe katër gola të tjerë me anë të Franjes dy herë dhe më pas kanë shënuar edhe Popoviç dhe Shala duke bërë që i gjithë takimi të mbyllej me shifrat e thella në favor të tyre.Në fund, është organizuar ceremonia e dorëzimit të medaljeve dhe kupës për ekipin fitues teksa ka qenë anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së Vasil Bici që i ka dorëzuar kupën kapitenes Megi Doçi.
© vllaznia.al