Vllaznia femra merr edhe fitoren e katërt rradhazi në kampionat

123

Kater ndeshje, kater fitore per Vllaznine e femrave. Pasditen e djeshme ajo ka arritur te fitoje edhe ndaj Juban Danjes me rezultatin 5-0, ne derbin shkodran qe eshte luajtur ne kompleksin sportiv “Zmijani”.Duhet thene se ne pjesen e pare “Juban Danja” eshte munduar te rivalizoje si e barabarte, madje ka patur edhe raste shenimi por nuk ia ka dale dot. Ndryshe ka vepruar Vllaznia e cila i ka kthyer ne gol disa prej rasteve te krijuara. Rezultati eshte zhbllokuar qe ne minuten e 8-te kur Megi Doçi kaloi ne avantazh ekipin e Vllaznise. Nderkohe ne minuten e 28-te ka qene amerikania Dauzat qe ka dyfishuar shifrat ndersa ne minutat e fundit te pjeses se pare do vinte edhe goli i trete qe kishte per autore Gjinin. Pjesa e pare kesisoj eshte mbyllur ne shifrat 3-0. Ne te dyten, ne skene do te dilte serish Megi Doçi qe do te shenonte edhe dy gola te tjere. Fillimisht me ane te nje 11-metershi ne minuten e 52-te, ndersa ne minuten e 78-te ajo do te shenonte me nje goditje te forte nga jashte zone.Perfundimisht 5-0 per Vllaznine qe ngjitet ne kuoten e 12 pikeve dhe ndan vendin e pare me ekipin e Apolonise, i cili duket se do te jete rivali kryesor i vajzave kuqeblu ne kampionatin e sivjetem.
© vllaznia.al