Vllaznia femra merr një tjetër fitore të thellë në kampionat, mund 13-0 Dajtin

31

Tjeter fitore per Vllaznine e femrave dhe pas ndeshjeve te gjashta te kampionatit, ajo duket se po afrohet gjithnje e me afer me titullin kampion. Kjo ngaqe diferenca me Apolonine e vendit te dyte tashme ka shkuar ne pese pike, diference kjo e mjaftueshme per te ecur e sigurte drejt titullit te rradhes.Ekipi shkodran pasditen e sotme ka pritur ne fushen “Reshit Rusi” ekipin e Dajtit te cilin e ka mundur me rezultatin e thelle 13-0. Ndonese trajneri Leka kishte lene pushim thuajse gjysmen e titullareve per shkak te nivelit te dobet te kundershtarit, serish diferencat ne fushe kane qene te medha, çka ka sjelle edhe kete rezultat te thelle.Vajzave kuqeblu u jane dashur 16 minuta per te zhbllokuar rezultatin dhe goli i pare mban per autore Esmeralda Franjen. Madje kjo lojtare ne kete ndeshje do te shenonte edhe tre here te tjera gjate pjeses se pare.Po gjate kesaj pjese do te shenonte edhe Matilda Gjergji si dhe e zakonshmja Megi Doçi tre here duke bere qe pjesa e pare te mbyllej ne kete menyre me rezultatin 8-0.
Ne te dyten nderkohe Megi Doçi do te shenonte edhe tre gola te tjere duke e çuar ne tete shtate numrin e golave te saj ne kete takim. Gjate 45 minuteshit te dyte kane gjetur rrugen e rrjetes dhe futbollistet Arlinda Piranej dhe Luçije Gjini. Ne kete menyre Vllaznia fiton me shifrat e thella 13-0.Pas gjashte ndeshjesh te luajtura, Vllaznia kryeson e vetme renditjen me pike te plota- 18 dhe me nje golaverazh shume domethenes prej 52 golash te shenuar dhe asnje te pesuar.
© vllaznia.al