Vllaznia firmos edhe me mbrojtësin Walusimbi Godfrey

531
Godfrey Walusimbi of Kaizer Chiefs during the Absa Premiership 2018/19 match between Kaizer Chiefs and Chippa United at Moses Mabhida Stadium, Durban on 10 November 2018 ©Samuel Shivambu/BackpagePix

Ashtu siç ishte premtuar nga pjestarët e stafit teknik, KF Vllaznia ka bërë realitet edhe marrjen e një tjetër lojtari. Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë ëalusimbi Godfrey. Me këtë futbollist është firmosur një kontratë njëvjeçare dhe ai pritet të mbërrijë në Shkodër brenda kësaj jave, sapo të paiset me vizën hyrëse në Shqipëri. Ndërkohë, Godfrey është federuar brenda afateve të mbylljes së merkatos dhe tashmë edhe zyrtarisht është pjesë e Vllaznisë. 30 vjeçari ka një karrierë të gjatë e të suksesshme dhe prej 10 vitesh është pjesë e kombëtares së Ugandës me të cilën ka luajtur 93 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola. Me përvojën e tij, Godfrey pritet të jetë një element i rëndësishëm për ekipin e Vllaznisë në repartin e mbrojtjes.
© vllaznia.al