Vllaznia firmos edhe me sulmuesin brazilian Emerson

555

Vllaznia ben nje tjeter goditje ne merkato. Mesditen e sotme eshte firmosur kontrate me futbollistin brazilian Emerson Brito Dos Santos. Ai luan ne pozicionin e sulmuesit te mirefillte dhe gjate karrieres se tij ka luajtur me disa ekipe ne Brazil, mes te cileve edhe me klubin e njohur te Palmeirasit, nderkohe qe sezonin e kaluar ka luajtur ne Oman. Emerson ka firmosur nje kontrate njevjeçare me klubin tone, me te drejte rinovimi edhe per nje sezon tjeter. Me ardhjen e ketij lojtari, skuadra merr edhe me shume forme edhe ne repartin e sulmit, por drejtuesit e klubit jane duke punuar edhe per perforcime te tjera.
© vllaznia.al