Vllaznia fiton 1-0 miqësoren ndaj KF Ohri

271

Ekipi i Vllaznise qe prej dites se djeshme ndodhet ne Oher te Maqedonise se Veriut ku po zhvillon fazen me intensive te pergatitjeve per sezonin e ri futbollistik. Pasditen e sotme, stafi teknik kishte vendosur organizimin e nje ndeshje miqesore dhe perballe kuqebluve ka qene ekipi KF Ohri. Vllaznia e ka nisur ndeshje me kete formacion: Sherri, Gurishta, Ristevski, Malota, Gligorov, Krymi, Marku, Zogaj, Lika, Kruja, Shtubina. Ne minutat e para vendasit fituan nje 11-metersh por nuk kane arritur dot te shenojne sepse ka pritur portieri Sherri. Ne minuten e 34-te ka qene Arsid Kruja qe ka kaluar ne avantazh skuadren tone. Ne pjesen e dyte, jane aktivizuar edhe lojtaret e tjere por rezultati nuk ka ndryshuar. Perfundimisht 1-0 per Vllaznine. Ne ditet ne vijim do te kete edhe miqesore te tjera per skuadren tone.
© vllaznia.al