Vllaznia fiton 2-0 ndeshjen miqësore ndaj Veleçikut

259

Pasditen e sotme, ekipi i Vllaznisë ka zhvilluar një ndeshje miqësore ndaj Veleçikut, duke mbushur kështu boshllëkun e krijuar nga ndërprerja e kampionatit. Takimi është luajtur në fushën e kompleksit “Zmijani” dhe është ndjekur me interes nga tifozët e të dy ekipeve. Në pjesën e parë trajneri Jonuz ka hedhur në fushën e lojës lojtarët që kanë luajtur më pak deri tani në kampionat ndërsa në të dytën ka aktivizuar edhe pjesën tjetër të skuadrës. Dy golat e këtij takimi janë shënuar në minutat 60 dhe 65 dhe kanë për autorë Wenderson dhe Gurishtën

Vllaznia- Veleçiku 2-0
Golat: Wenderson ’60, Gurishta ’65

Vllaznia: Laço, Lekaj, Ristevski, Cojocaru, Ruqi, Ramadani, Bardulla, Repaj, Zogaj, Pusi, Wenderson. Tr: M. Jonuz. U aktivizuan edhe Qarri, Gurishta, Salazar, Shehi, Malota, Shtubina, Kruja, Lika.
Veleçiku: Vjerdha, Banushi, Hoxha, B. Çokaj, Balaj, Bega, Pelinku, Dyca, hasaj, Toma, Fikaj. Tr: B. Duli. U aktivizuan edhe Lopçi, Shpuza, Nikshiqi, Miculi, Kaçaj, Therçaj, Marinaj, Duli, Zaraj, Kulla, Shekaj, Limoni, Delaj.
Arbitra: N. Kozmai, J. Podgorica, M. Bega