Vllaznia fiton 2-0 në miqësoren ndaj Besëlidhjes

31

Nderprerja e kampionatit per shkak te situates se krijuar nga termetet, eshte shfrytezuar nga ekipi i Vllaznise per te zhvilluar nje ndeshje miqesore, ate ndaj Beselidhjes ne Lezhe. Vllaznia e ka fituar ate me rezultatin 2-0. Ne pjesen e pare ka shenuar Shtubina ndersa ne te dyten Pusi qe ka kompletuar fitoren ne nje miqesore qe ia vlejti.
45 minuteshi i pare eshte dominuar nga kuqeblute te cilet kane patur nje qarkullim me te mire te topit, megjithate nuk ka patur shume raste shenimi. Gjithsesi, Shtubina ka arritur ta dergoje topin ne rrjete ne nje moment dhe kjo ka mjaftuar per ta mbyllur kete pjese ne avantazh.Ekipi shkodran e ka nisur ndeshjen me Laçon ne porte nderkohe qe ne mbrojtje luan katershja e perbere nga Gurishta, Shehi, Malota dhe Marku. Ne mesfushe nderkohe po aktivizohen Ramadani, Lekaj dhe Walusimbi ndersa sulmi i eshte besuar treshes se perbere nga Lika, Kruja dhe Shtubina.Ne pjesen e dyte trajneri Jonuz ka aktivizuar edhe pjesen tjeter te lojtareve qe ka patur ne dispozicion, ashtu siç ka bere edhe trajneri Plori ne krahun tjeter.Ne minuten e 80-te nderkohe ka qene sulmuesi Belajdi Pusi ai qe ka shenuar golin e dyte duke e mbyllur kesisoj ketu takimin me fitoren 2-0 ne favor te Vllaznise.n☺

BESLIDHJA-VLLAZNIA 0-2
GOLAT: Shtubina ’37, Pusi ’80
BESËLIDHJA: Rexhepi, Bushi, Sheta, Rustemaj, Moqi, Çokiç, Hepaj, Pergjoni, Gjorgjeviç. Hajdari. Hoxha. U aktivizuan: Marku, Dibra, Miloti, Koleci, Merdini, Balaj, Fetaj, Kamara, Soumah, Berisha. Rica. Trajner: E. Plori
VLLAZNIA: Laço, Gurishta, Marku, Shehu, Malota, Ramadani, Lekaj, Walusimbi, Kruja, Lika. Shtubina. U aktivizuan: Qarri, Ruçi, Repaj, Zogaj, Pusi e Wenderson.Trajner: M. Jonuz.
GJYQTARË: Ervin Hoxha, Eva Dushaj, Egla Pjetrushi (Lezhë)