Vllaznia fiton 2-1 në Peshkopi. Trepikësh me shumë vlerë për kuqeblutë

419

Një fitore me shumë vlerë ka marrë sot në Peshkopi ekipi i Vllaznisë. Ajo ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj Korabit duke forcuar kësisoj edhe më shumë pozitat në krye të renditjes.Vllaznia e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme ndeshjen teksa që në minutat e para vihet në zotërim të lojës dhe për rrjedhojë në minutën e 17-të, ajo do të kalonte në avantazh falë golit të shënuar nga Gocaj.Loja e mirë e kuqebluve do të vazhdonte dhe pesë minuta më vonë, ata do të fitojnë edhe një 11-metërsh. Atë e merr përsipër ta ekzekutojë braziliani Junior i cili gabon duke i hequr mundësinë shkodranëve për të dyfishuar shifrat. Në minutat shtesë të pjesës së parë, Kovaçi do të barazonte shifrat për vendasit dhe kjo pjesë do të mbyllej në shifrat 1-1.Në të dytën, ndeshja dhuron emocione dhe njëkohësisht edhe raste për të dy ekipet por në minutën e 89-të do të ishte kapiteni Lika ai që do të shënonte dhe golin e dytë dhe të fitores për Vllazninë. Përfundimisht 2-1 per Vllazninë.
© vllaznia.al