Vllaznia fiton 4-0 miqësoren me ekipin e të rinjve

560

Vllaznia ka arritur nje fitore te thelle ndaj Vllaznia U19 ne testin e kontrollit qe ka zhvilluar pasditen e sotme ne fushen sportive ‘Hasaj’. Skuadra e pare e kuqebluve ka fituar 4-0 ndaj 19 vjeçareve. Ekipi i pare ka bere nje paraqitje te mire ne kete ndeshje miqesore dhe trajneri Jonuz ka mbetur i kenaqur nga ajo çka lojtaret kane dhene ne fushen e lojes. Kuqeblute e rritur e kane mbyllur pjesen e pare ne avantazh 2-0 fale golave te shenuar nga Ristevski ne minuten e 3-te dhe Bardulla ne minuten e 17-te. Ata kane dominuar ne te gjitha drejtimet ndaj 19 vjeçareve. E njejta gje edhe ne pjesen e dyte kur ne fakt Vllaznia aktivizoi edhe disa prej titullareve. Golat ne kete pjese jane shenuar nga Wenderson dhe Gligorov.

Vllaznia- Vllaznia U19 4-0
Shenues: Ristevski ‘3, Bardulla ‘17, Wenderson 69’, Gligorov 72’
Vllaznia: Laço, Ruqi, Lekaj, Ristevski, Walusimbi, Bardulla, Repaj, Emerson, Zogaj, Wenderson, Pusi. Tr: M. Jonuz. U aktivizuan edhe Qarri, Gurishta, Gligorov, Krymi, Ramadani, Marku e Kruja.
Vllaznia U19: Shkoza, Moleci, Peku, Pusi, Bushaj, Mali, Deda, Osmani, Radovani, Nikaj, Barbullushi. Tr: L. Zmijani. U aktivizuan edhe Çaku, Kaçi, Elbasani, Gjurkaj, Preka.
Arbiter: N. Kozmai, S. Hyseni, A. Kastrati