Vllaznia fiton 4-0 ndaj Luftëtarit në ndeshjen e rradhës

187

Vllaznia ka fituar me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Luftëtarit në “Loro Boriçi” pasditen e së shtunës në kuadrin e ndeshjeve të javës së 23-të të Kategorisë Superiore, por pavarësisht këtyre shifrave duhet thënë se fitorja nuk ka qenë e lehtë për kuqeblutë. Ata kanë shënuar shpejt me anë të Sidorenkos në minutën e 16-të por më pas, ka qenë skuadra mike që ka vënë në vështirësi kuqeblutë duke iu ofruar në disa momente golit. Por duhej të vinte minuta e 68-të kur gjithçka do merrte fund. Zhunior ka shënuar golin e sigurisë për Vllazninë, e katër minuta më vonë Kukaj ka shënuar autogol ndërkohë që në minutën e 82-të ka qenë sërish braziliani Zhunior që ka shënuar edhe golin e katërt dhe të fundit të ndeshjes. Pavarësisht fitores, trajneri I ekipit shkodran Mirsad Jonuz ka shprehur rezerva për lojën e ekipit të tij. Vllaznia me këtë fitore është ngjitur në kuotën e 31 pikëve dhe tashmë do të nisë të mendojë për sfidën e javës së ardhshme me Skënderbeun, që do ta luajë sërish në Shkodër.
© vllaznia.al