Vllaznia fiton edhe në Peshkopi. Goli i Zeqajt i jep fitoren ndaj Korabit

88

Skuadra shkodrane ka arritur të marrë sot një trepikësh me shumë vlerë në Peshkopi ndaj Korabit. Goli i mbrojtësit Zeqaj në fillimin e pjesës së dytë i ka mjaftuar Vllaznisë për ta fituar këtë ndeshje dhe tashmë rruga e saj drejt Superligës është gjithnjë e më pranë.Në pjesën e parë ndonëse loja është kontrolluar vazhdimisht nga futbollistët shkodranë, ata nuk ia kanë arritur dot të shënojnë dhe për këtë arsye, pjesa e parë është mbyllur në barazim 0-0. Krejt ndryshe do të ishte e dyta. Që në minutën e 49-të rezultati do të zhbllokohej. Mbrojtësi Valto Zeqaj lihet i lirë i pambuluar brenda zonës nga mbrojtësit dibranë dhe ai nuk heziton ta dërgojë topin në rrjetë.Pas këtij goli pati njëfarë zgjimi të vendasve të cilët duke mos qenë dakord me disavantazhin, u munduan të hidhen në sulm megjithatë pa sukses sepse futbollistët kuqeblu kanë kontrolluar gjithçka. Përfundimisht 1-0 për Vllazninë.
© vllaznia.al