“Vllaznia B” fitore me goleadë ndaj Internacional

248

“Vllaznia B” eshte rikthyer tek fitorja ne kampionat, madje kete here me goleade teksa ne ndeshjen e rradhes ka fituar me rezultatin e thelle 5-1 ndaj Internacional ne ndeshjen e luajtur pasditen e djeshme ne fushen sportive “Reshit Rusi”.Rezultati i ketij takimi eshte zhbllokuar ne minuten e 14-te kur Mehja ka arritur ta dergoje topin ne rrjete duke kaluar ne epersi ekipin shkodran. Dy minuta me vone nderkohe te njejten gje ka bere edhe mesfushori Elmir Lekaj duke dyfishuar shifrat.Per te mbyllur pjesen e pare do te mendonte sulmuesi Albert Mila qe ne minuten e 22-te ka shenuar golin e trete dhe kesisoj 45 minuteshi i pare eshte mbyllur me shifrat 3-0.Ne te dyten nderkohe epersia e djemve kuqeblu ka vijuar dhe ata kane arritur te shenojne edhe dy gola te tjere. Ne fillim ka qene Lekaj qe ka shenuar edhe golin e dyte personal ne kete ndeshje ndersa pas tij ka qene rradha e Serjan Repajt te dergonte topin ne rrjete.Ne minuten e 80-te nderkohe “Vllaznia B” ka fituar edhe nje 11-metersh por Ruqi ka gabuar duke mos arritur dot te shenoje golin e gjashte. Ate qe se beri ai, do ta bente Hajdini qe ne shtese do te shenonte golin e vetem per Internacional. Perfundimisht 5-1 per “Vllaznia B” qe kesisoj arrin fitoren e dyte ne kampionat duke u ngjitur keshtu ne kuoten e 6 pikeve.Per t’u veçuar eshte fakti se ne krahasim me ndeshjet e tjera, kete here eshte ndier roli i lojtareve te ardhur nga ekipi i pare dhe jo me kot, trajneri Xhahysa ka mbetur i kenaqur nga loja e Qarrit, Lekajt, Repajt dhe Ruqit.
© vllaznia.al