Vllaznia gati një projekt të ri. Bashkëpunim me një Akademi në Nigeri

418

Disa nga projektet tona kanë të bëjnë me ndjekjen e lojtarëve të rinj dhe transferimit të tyre pranë Vllaznisë. Duke qenë se nuk kemi një buxhet të madh si klubet e tjera të huaja gjermane e angleze, ne duhet të gjejmë talente të moshës së re për t’i afruar në skuadër. Dhe pasi të ndodhë kjo, ato do të jenë në shërbim të Vllaznisë dhe në momentin që mund të marrim oferta të reja mund t’i shesim këto lojtarë duke përfituar kështu nga të gjitha anët. Prandaj një nga hapat e ardhshëm që kemi ndërmarrë është ai i krijimit të marëdhënieve me klube dhe akademi të huaja siç mund të jenë ato të vendeve afrikane. Krijimi i marëdhënieve të mira me to, do të krijojë mundësinë e gjetjes së lojtarëve të talentuar direkt atje. Lojtarët e rinj e të talentuar nuk do të vijnë në Shqipëri për t’u provuar. Ky është realiteti! Ne do ta fillojmë këtë projekt nga Nigeria. Dhe e gjitha kjo po realizohet pa kryer asnjë shpenzim nga ana e Vllaznise. Po përpiqemi që me të ardhurat që kemi, të bëjmë më të mirën për të qenë kampionë të këtij sezoni dhe në të njëjtën kohë po përgatisim një bazë për një të ardhme më të mirë të Vllaznisë. Më poshtë keni edhe ftesën e kësaj Akademie për bashkëpunim me KF Vllaznia sh.a.
© vllaznia.al