Vllaznia huazon dy futbollistë të rinj

765

KF Vllaznia bën të ditur se dy prej futbollistëve që kanë qenë në organikën e ekipit të parë, pikërisht mbrojtësi Brendon Smajli dhe mesfushori Sinisha Rajçeviq, janë huazuar deri në fundin e këtij sezoni tek KF Veleçiku. Nisur nga mungesa e hapësira për të luajtur me ekipin tonë, në bashkëpunim edhe me stafin teknik por edhe me dëshirën e vetë lojtarëve, është parë e arsyeshme që ato të kalojnë tek skuadra koplikase ku do të kenë më shumë minuta lojë dhe kjo padyshim që do të ndihmojë në rritjen e tyre sportive, për t’u rikthyer në një nivel më të lartë sezonin tjetër sërish tek Vllaznia.
KF Vllaznia iu uron suksese Smajlit dhe Rajçeviq me ekipin e tyre të ri.
© vllaznia.al