Vllaznia merr fitoren e rradhës. Mund 3-0 Burrelin në “Loro Boriçi”

36

Skuadra shkodrane ia ka dalë të fitojë edhe ndeshjen e rradhës, atë të luajtur pasditen e së dielës në stadiumin “Loro Boriçi”. Përballë saj ka qenë Burreli, të cilin e ka mundur me rezultatin e pastër 3-0. Miqtë janë munduar të mbrohen me shumë forca dhe ia kanë dalë deri në minutën e 38-të, kur braziliani Junior ka kaluar në avantazh Vllazninë. Pjesa e parë do të mbyllej me këtë gol. Në të dytën, pikërisht në minutën e 49-të mbrojtësi Ignat me kokë ka shënuar golin e dytë. Burreli nga ana e tij është munduar të reagojë, madje në një moment ka goditur edhe traversën e portës kuqeblu pas një goditje dënimi, por vetëm kaq. Në minutën e 74-të kapiteni Lika ka shënuar me kokë golin e tretë dhe të fundit të kësaj ndeshje. Përfundimisht 3-0 për Vllazninë që ngjitet kësisoj në kuotën e 28 pikëve dhe mban sërish vendin e parë në renditje.
Formacioni i Vllaznisë ndaj Burrelit: Sherri, Zeqaj, Malota, Ignat, Gurishta, Gocaj, Krymi, Tafili, Hajdari (Zogaj), Lika, Junior (Eziamaka). Tr: H.Lika
© vllaznia.al