Vllaznia mund 1-0 Korabin. Arrin fitoren e tetë rradhazi

272

Vllaznia ndonëse ka siguruar objektivin e saj për ngjitjen në Superligë, vazhdon të mos lëshojë dhe pasditen e së shtunës ka marrë një tjetër fitore në kampionat. Këtë herë duke mundur me rezultatin 1-0 ekipin e Korabit në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi”. Gjithçka sa I takon rezultatit të kësaj ndeshjes është vulosur që në minutën e dytë kur kapiteni Krymi përfiton nga një gabim I dibranëve dhe e dërgon topin në rrjetë. Ndërkohë në minutën e 26-të Bardulla ka fituar një 11-metërsh por mbrojtësi rumun Ignat nuk ka arritur dot të shënojë pasi portieri I Korabit e ka pritur gjuajtjen e tij. Edhe në pjesën e dytë nuk kanë munguar rastet por nuk ka patur gola të tjerë. Përfundimisht 1-0 për Vllazninë e cila siguron kësisoj fitoren e tetë rradhazi në kampionat. Trajneri Agim Canaj pas ndeshjes është shprehur I kënaqur me fitoren për më tepër që në formacion këtë herë ka patur edhe lojtarë që nuk janë aktivizuar aq sa duhet në ndeshjet e kaluara. Pas fitores ndaj Korabit, Vllaznia tashmë do të bëhet gati për dy sfidat e rradhës të cilat do t’I luajë në transfertë, fillimisht me Dinamon dhe më pas ndaj Besëlidhjes ku do të synojë të ruajë serinë e fitoreve të saj.
© vllaznia.al