Vllaznia mund 3-1 Flamurtarin dhe merr një fitore me shumë vlerë në Vlorë

339

Vllaznia ia doli të largohet nga Vlora me 3 pikë përballë Flamurtarit, ndaj të cilit fitoi 1-3. Sfida nisi me shkodranët protagonistë, që u hodhën menjëherë në kërkim të golit të avantazhit, por u munguan rastet. Duhej të vinte minuta e 32-të, kur mbrojtësi Filip Gligorov shpërtheu nga e djathta, hyri bukur në zonë dhe shërbeu saktë për Krujën, që me portën e boshatisur, e pati të lehtë të shtyjë topin në rrjetë.Megjithatë vetëm dy minuta më vonë vlonjatët rikthyen baraspeshën me golin e shkodranit Xhevahir Sukaj, që shënon ndonëse pozicioni i tij është dukshëm jashtë loje. Nje minute para fundit te pjeses se pare, mesfushori Deliaj i Flamurtari u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u largua nga fusha.Skuadra jone e shfrytezoi kete gje dhe në minutën e 72-të, Vllaznia fitoi një goditje në afërsi të zonës dhe shkodranët ekzekutuan mirë një skemë, duke shërbyer Krymin mbi vijën e 16 metrave, ndërsa gjuajtja e mesfushorit u ndal në rrjetën e portës, e devijuar edhe nga Ndriçim Shtubina. Në minutat shtesë shkodranët zbritën në një kundërsulm të shpejtë dhe ishte braziliani Wenderson Da Silva Soares , që dribloi bukur Zeqajn dhe i vetëm me portierin Moçka, shënoi golin e tretë, duke vulosur fatin e takimit. Me këtë fitore Vllaznia u ngjit në vendin e dytë me 15 pikë.
© vllaznia.al