Vllaznia mund Burrelin dhe kalon në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë

43

Vllaznia ka bërë detyrën duke fituar edhe ndeshjen e kthimit të turit të parë të Kupës së Shqipërisë, atë ndaj Bylisit me rezultatin 2-0. Në takimin e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi”, janë aktivizuar nga stafi teknik lojtarët që kanë luajtur më pak në kampionat. Në portë ka qenë Laço i cili në pjesën e dytë i ka lënë vendin Qarrit. Ndërkohë në mbrojtje janë aktivizuar Ruqi, Lekaj, Ristevski dhe Walusimbi. Treshja e mesfushës ka qenë e përbërë nga Repaj, Bardulla e Emerson ndërsa në sulm kanë luajtur Wenderson, Zogaj dhe Pusi. Në pjesën e parë janë shënuar të dy golat, fillimisht me anë të Wenderson në minutën e 22-të dhe Emerson në minutën e 24-të. Ka patur edhe raste të tjera por ato janë shpërdoruar nga lojtarët tanë. Edhe në pjesën e dytë e njëjta histori, është goditur shtylla e portës së Burrelit por ka patur edhe raste të tjera por gol nuk ka patur. Përfundimisht 2-0 për Vllazninë që kualifikohet për në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë ku do të ndeshet me Flamurtarin e Vlorës.
© vllaznia.al