Vllaznia mund edhe Dinamon. Vendos goli i Junior

570

Vllaznia mund edhe Dinamon në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme në Pezë të Tiranës. Skuadra shkodrane ka fituar 1-0 me golin e brazilianit Zhunior që në pjesën e parë. Një trepikësh me shumë vlerë që e shkëput atë shtatë pikë nga Erzeni I vendit të dytë. Në pjesën e parë ka qenë Vllaznia ajo që ka dominuar në fushë. Braziliani Zhunior në minutat e para shpërdoron dy mundësi shumë të mira për të shënuar dhe humbja e këtyre rasteve krijoi idenë se kuqeblutë mund të ndëshkoheshin. Por nuk do të ndodhte kështu. Do të ishte sërish Zhunior ai që do të kalonte në avantazh ekipin shkodranë në minutën e 31-të. Pas një goditje këndi, Malota e ka goditur topin me kokë dhe mbi vijën fatale Sefa largon topin por ai mbetet në zonë dhe aty Zhunior do ta shtynte për në rrjetë. Dinamo mundohet të reagojë por ka vetëm një rast me anë të Sefës në një goditje dënimi, vetëm kaq. Pjesa e parë kësisoj mbyllet me avantazhin 1-0 për skuadrën shkodrane. Në të dytën ka një zëvendësim tek Vllaznia teksa Gocaj I lë vendin Markut në krahun e majtë të mbrojtjes. Për disa minuta, djemtë e drejtuar nga trajneri Lika kontrollojnë lojën dhe duket se Dinamo do ta kishte të vështirë të reagonte. Dhe kështu do ndodhte. Vetëm ndonjë rast sporadik si ai I Prendit në minutën e 70-të do të ishte shumë pak për blutë për të kërkuar golin e barazimit. Në fund ka disa minuta edhe për nigerianin Eziamaka. Në minutën e 83-të, kapiteni Lika provon të shënojë golin e dytë me një gjuajtje nga jashtë zone, por topi kalon mbi traversë.Minutat e mbetura do te sjellin nje tjeter moment per Liken qe ne dy momente eshte prane golit por pengohet nga portieri Laço. Dinamo nderkohe pretendon per 11-metersh ne shtese por arbitri Hamiti nuk eshte i ketij mendimi. Perfundimisht 1-0 per Vllaznine qe merr nje trepikesh me shume vlere ndaj nje rivali te saj.
© vllaznia.al