Vllaznia mund edhe Erzenin dhe është edhe matematikisht në Superligë

242

Vllaznia ka bërë detyrën e saj duke fituar edhe në ndeshjen e rradhës atë ndaj Erzenit dhe siguron edhe matematikisht ngjitjen në Superligë katër javë para fundit të kampionatit. Në takimin e sotëm të luajtur në stadiumin e Shijakut, djemtë kuqeblu kanë fituar me rezultatin e pastër 3-0 ndaj vendasve. Të tre golat janë shënuar në minutat e fundit të ndeshjes ndonëse rastet nuk kanë munguar edhe në pjesën e parë apo dhe fillimin e së dytës. Në minutën e 76-të ka qenë sulmuesi Junior ai që ka zhbllokuar rezultatin me një goditje të saktë brenda zonës. Dy minuta më vonë do të ishte rradha e mesfushorit Tafilit që të dyfishonte shifrat pas një goditje me kokë ndërsa në minutën e 90-të do të ishte Zeqaj që po me kokë do të shënonte edhe golin e tretë dhe do të mbyllte ndeshjen. Me fitoren 3-0 ndaj Erzenit, Vllaznia është ngjitur në kuotën e 34 pikëve duke qenë 12 pikë para Besëlidhjes së vendit të dytë dhe kësisoj ka siguruar edhe matemakisht ngjitjen në Superligë. Një objektiv i arritur, falë punës së bërë me shumë përkushtim nga stafi teknik dhe futbollistët por që padyshim nuk duhet ndalur sepse ekipi duhet të fitojë edhe trofeun e kampionit të këtij sezoni.
© vllaznia.al