Vllaznia mund edhe Erzenin. Gjashtë ndeshje, gjashtë fitore!

261

Vllaznia ka arritur të marrë një tjetër trepikësh me shumë vlerë, këtë herë ndaj Erzenit duke forcuar kështu pozitat e saj në krye të renditjes. Goli i Arsen Hajdarit në pjesën e dytë i ka mjaftuar kuqebluve për të marrë një tjetër trepikësh me shumë vlerë. Loja është dominuar prej tyre por kanë munguar golat. Në pjesën e parë braziliani Zhunior ka dalë dy herë para portierit Vata por pa arritur dot t’i shënojë. Kësisoj kjo pjesë u mbyll pa gola. Në të dytën presioni u rrit derisa erdhi goli i shumëpritur. Një pasim i Gurishtës nga e majta, ka gjetur Hajdarin që shmang kundërshtarin dhe e dërgon topin në trekëndësh. Pas këtij momenti, Zhunior dy herë të tjera dhe po ashtu edhe nigeriani Eziamaka kanë mundësi të shënojnë por nuk ia dalin. Përfundimisht 1-0 për Vllazninë që ngjitet në kuotën e 18 pikëve pas 6 javësh kampionat.
© vllaznia.al