Vllaznia mund edhe Vorën dhe thellon diferencën me rivalët

17

Tjetër fitore për Vllazninë në kampionat. Këtë herë ndaj Vorës me rezultatin 3-1 në ndeshjen e luajtur në “Reshit Rusi” pasditen e së shtunës. Një trepikësh me të cilin kuqeblutë forcojnë edhe më shumë pozitat në krye të renditjes. Ndeshja ka filluar me rivalitet por në minutën e 31-të kapiteni Lika do të zhbllokonte rezultatin. Ai ka gjuajtë saktë brenda zone me të majtën duke mposhtuar portierin kundërshtar. Pjesa e parë do mbyllej me rezultatin 1-0. Në fillimin e së dytës, vrulli i futbollistëve tanë është edhe më i madh dhe minutat 51 dhe 53 do të vendosin fatet e ndeshjes. Fillimisht Hajdari dhe më pas Zogaj do të shënojnë edhe dy gola të tjerë duke siguruar kësisoj fitoren. Më pas do të ketë sërish raste teksa Tafili godet edhe shtyllën e po ashtu ka raste edhe të Eziamakës e Zogajt por nuk do kishte gol tjetër për Vllazninë. Sakaq në minutën e 90-të Fuçia do të shënonte golin e vetëm për miqtë për një hezitim të mbrojtjes tonë dhe i gjithë takimi në këtë mënyrë mbyllet me fitoren 3-1 të Vllaznisë. Me këtë trepikësh ajo është ngjitur në kuotën e 22 pikëve dhe tashmë është 7 pikë larg vendit të dytë që mbahet nga Erzeni.
© vllaznia.al